Ish kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Islami nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar shkrimet e sotme për lidhjet e Aleksandër Vuçiq me krimin në Serbi.
Ai me këtë rast ka përmendur edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të cilin ka thënë se është i njëjtë me Vuçiqin, ndërsa ka kujtuar raportet e shërbimeve të huaja të cilat thoshin se si kryetar i Tiranës Rama kishte përfituar duke dhënë leje ndërtimi.
Postimi i plotë:
Edi Drama dhe Vuçiqi janë si buka e një brumi si Enver Hoxha dhe Mao Ceduni! Për Edin raportet e shërbimeve të huaja shkruanin asokohe sa ishte kryetar bashkie, se për çdo leje ndërtimi në Tiranë ka zhvat 10% të shumës së investimit, që në total ishte rreth 300 milion dollarë!
Sot shtypi botëror po shkruan për lidhjet Vuçiqit me krimin në Serbi! Unë i besoj më shumë raporteve ndërkombëtare se këtyne dyve vëllezërve të gjakut, kur kemi parasysh se Vuçiq është kopil jashtëmertesor i një shqiptari! Vllau si shkau!
#mosutut