Publicisti Milazim Krasniqi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka komentuar lajmin për vdekjen e gazetarit serb Mirosllav Llazanskit.
Ai ka potencuar se Llazanski është një nga emrat më të ndyrë të gazetarisë, pasi me tekstet e ti ka nxitur me tekstet e veta makinerinë ushtarake serbe për pushtime e vrasje në Slloveni, Koraci, BeH dhe në Kosovë.
“Paska vdekur Mirosllav Llazanski, njëri nga emrat më të ndyrë të gazetarisë e parapolitikës serbomadhe. Ky person ka nxitur me tekstet e veta makinerinë ushtarake serbe për pushtime e vrasje në Slloveni, Koraci, BeH dhe në Kosovë. Ka qenë thjesht altoparlant i armatës kriminale serbe. Ai ishte turpi i gazetarisë. Ai do të duhej të akuzohej nga Haga, për krimet e kryera, duke keqpërdorë gazetarinë. Dhe duhet të bahet mend si gazetar-kriminel”, ka shkruar Krasniqi.