Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shfaqur shumë herë në publik duke kënduar, ani pse këndimi i tij lë shumë për të dëshiruar.
Por përveç Haradinajt, talentin për këndim e kanë shfaqur edhe dy persona të afërt të tij. Është gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, dhe gruaja e Daut Haradinajt, Lola, të cilat janë shfaqur duke kënduar, ani pse asnjëra nuk e kanë profesion këndimin.
Por më shumë se zërin, dy motrat të cilat janë të martuara për vëllezërit Haradinaj, më shumë kanë vënë në pah dukjen e tyre dhe luksin që posedojnë, duke ekspozuar edhe njëherë veshjet e shtrenjta të tyre.