Që nga 5 nëntori i vitit 2020, Hashim Thaçi po qëndron i burgosur në Hagë, ku ndër tjerash akuzohet nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të presidentit historik, Ibrahim Rugova.
E gjatë ditës së sotme, nëna e Hashim Thaçit ka festuar ditëlindjen e saj.
E përmes një foto të postuar, djali i Thacit, Endriti ka njoftuar se ndër urimet e shumta, gjyshen e tij për ditëlindje e ka thirrur edhe Hashim Thaçi.
“Urimi më i dashur për ditëlindjen e saj. Gjyshja në telefon me babin”, ka shkruar Endrit Thaçi, përcjellë “Bota sot”.
