Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pasi këngëtari serb Goran Bregoviq do të marrë pjesë në Korçë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se pjesëmarrja e Bregoviqit në Shqipëri është fillmi solemn i konkretizimit të “Ballkan Openit”, marrëveshjes së nënshkruar në Shkup nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.
Ai thotë se Bregoviq nuk shkon me zor në Shqipëri, por e ftuan votuesit shqiptarë që ia kanë dhënë mandatin Edi Ramës.
Postimi i plotë:
Pjesëmarrja e Goran Bregoviqit në Korçë është fillim solemn i konkretizimit te "Ballkan Openit." "Fike s'e fike, bile me muzike", thotë një fjalë.
Sidoqoftë, atë tipin askush nuk ua sjellë me zor në Shqipëri. Atë e kanë ftuar votuesit shqiptarë që ia kanë dhënë Edi Ramës mandatin e tretë.
Besa e kanë pas dashte Bregoviqin edhe jo pak kosovare, deri sa ai ua ktheu me këngë-mesazhin "Kallashnjikov." Kurrë s'dona me u mbushë mend, bre!