Shihni pamjet e shqiptarëve që morën pjesë në operacionin “Stuhia” në Kroaci ku shporrën serbët

Lajme

Shihni pamjet e shqiptarëve që morën pjesë në operacionin “Stuhia” në Kroaci ku shporrën serbët

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:03
Operaciaoni Stuhia

Sot është 24 vjetori i operacionit “Stuhia”, ngjarje e cila kishte ndodhur në Kroaci ku forcat kroate i larguan serbët e ardhur në jug të këtij vendi pas luftës ndërmjet dy Serbisë dhe Kroacisë.

Qëllimi i këtij operacioni ishte çlirimi i Kroacisë nga “forcat terroriste serbe”, në këtë operacion kishte edhe shqiptarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare.

Në një video të televizionit kroat mund të shihen ushtarë që kanë simbole kombëtare shqiptare në gjoks dhe në pjesë të tjera të uniformave të tyre. Pjesën ku vërehen ushtarët shqiptarë mund të e shihni nga minuta 06:30 deri në 08:00.

Kroatët e konsiderojnë këtë ditë si ditën e çlirimit përfundimtar të tyre nga serbët. Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” në shqip kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat