Richard Grenell publikon foto me partnerin e tij në bregdetin shqiptar

Lajme

Richard Grenell publikon foto me partnerin e tij në bregdetin shqiptar

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 11:05
Richard Grenell dhe partneri i tij

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillim-gushti.

Ai po qëndron në jug të vendit, saktësisht në Jalë nga ku tashmë disa herë ka ndarë pamje në llogarinë e tij në Instagram.

Grenell edhe mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke promovuar bregdetin shqiptar.

Kujtojmë se Grenell erdhi në Shqipëri pak ditë më parë ku u takua me kryeministrin Edi Rama si dhe me presidentin Ilir Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat