Ushtria e Serbisë shkrep disa herë me plumba drejt një grupi prerës ilegal të pyllit në afërsi të vijës kufitare

Lajme

Ushtria e Serbisë shkrep disa herë me plumba drejt një grupi prerës ilegal të pyllit në afërsi të vijës kufitare

Nga: F.B Më: 6 gusht 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Mediat serbe kanë njoftuar se një patrullë e ushtrisë së Serbisë, duke patrulluar ka hasur në një grup të personave, të cilët ka tentuar t’i ndalojë, por nuk ka mund t’i kap, pasi ata janë larguar, ushtria është vënë në gjendje gatishmërie, ka njoftuar ministria e mbrojtjes së Serbisë, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se patrulla e ushtarake e bazës “Mrçe” në zonën tokësore pas orës 16.30 ka vërejtur në rajonin “Ugljarski krsh” një grup prej 12 personave.

Ky është regjion në afërsi të vijës administrative me Kosovën, ndërsa këta persona janë kapur në prerjen ilegale të pyllit, ndërsa pas arritjes në afërsi të patrullës kanë shkrepur një plumb në ajër.

Pas kësaj, patrulla ushtarake thuhet se ka shkrepur një plumb si vërejtje dhe është nisur në drejtim të këtij grupi, por nga grupi i prerësve ilegal është lëshuar një qen, ndërsa korijet rreth 200 metra më larg janë dëgjuar edhe dy rafale.

"Para patrullës ushtarake këta persona janë larguar në drejtim të krahinës jugore. Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur persona të lënduar. Një pjesë e forcave për intervenim i Ushtrisë së Serbisë është vënë në shkallën e gatishmërisë së veprimit, ndërsa ushtria ka njoftuar KFOR-in me incidentin. Theksojmë se ushtria do të vazhdojë të mbrojë pasurinë dhe sigurinë e qytetarëve të Serbisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat