Amerikanët po tentojnë që të bëjnë presio ndaj shtetit të rrejshëm të Kosovës që të i bashkëngjiten “Ballkanit të hapur”, por Prishtina nuk ka qëllim që të i dëgjojë, shkruan “Informer”, transmeton “Bota Sot”.
Këtë gazeta “Informer” e thotë bazuar në kumtesën e lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, me rastin e refuzimit të institucioneve atje që të bashkohen në “Ballkani i hapur”, duke iu bërë thirrje që të mendojnë edhe njëherë rreth kësaj iniciative.
“ShBA mbështet përpjekjet e Ballkanit për forcimin e integrimit ekonomik dhe fton qeverinë në Prishtinë që të qaset në integrimin regjional ekonomik të ‘mendjes së hapur’. Qeveria e Kosovës duhet të vendos se në cilat iniciativa të bashkohet dhe cilat janë më të mirat për vizionin e saj të zhvillimit ekonomik” , citohet kumtesa e lëshuar nga ambasada amerikane.
Përkundër kësaj thirrje, Kuvendi i Kosovës, të premten ka hedhur poshtë rezolutën me të cilën kërkohej përmbushja e marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e raporteve ekonomike të arritur me 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti në prani të presidentit të atëhershëm amerikan Tramp.
Lidhur me zhvillimet e fundit rreth iniciativës, ish-shefi i diplomacisë serbe Vladislav Jovanoviç ka thënë se ka shumë sqarime pse Amerika sillet në këtë mënyrë.
“Një sqarim është se e gjithë kjo është simulim, shfaqje për opinion,,,por nëse shikohet realisht, nuk është në interesi amerikan që të largohen shumë nga Serbia sepse kjo dëmto interesin e saj gjeo-politik. Amerika ndoshta ka filluar të kuptojë se insistimi i mëtejmë në njohjen e njëanshme të pavarësisë së shtetit të rrejshëm të Kosovës do të ishte kundër-produktiv. Ndoshta do të tentojnë që Serbisëtë ia imponojnë një tjetër hap siç është heqja dorë nga bashkëpunimi me Kinën dhe Rusinë” analizoi ai.