Mijëra shqiptarë të Kosovës janë drejtuar edhe të dielën për në bregdetin shqiptar.
Radha kilometrike në Morinë nisi që pa zbardhur dita.
Vetëm të premten dhe të shtunën sipas informacioneve, kanë hyrë në vendin tonë 50 mijë persona nga Morina, ndërsa vetëm paraditen e së dielës (8 gusht) ka pasur një fluks prej 25 mijë qytetarësh.
Për të shmangur pritjet e gjata, dogana shqiptare punoi me kapacitete të plota, por edhe me procedura të përshpejtuara.
Shqiptarët e Kosovës thonë se do të kalojnë pushimet në vendin tonë, por kanë edhe kërkesat e tyre për heqjen e traut.
“Është e padrejtë për ne.
Por jo vetën në kufi, një tjetër segment problematik është ai i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukesit, ku janë krijuar radhë të gjata.
Gjithashtu krahasuar me të shtunën, edhe në Kakavijë është shtuar fluksi i udhëtarëve.
Kjo pikë kufitare ka pritur 8813 shtetas në hyrjedalje, nga të cilët 6186 në hyrje, dhe 2627 në dalje
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 4963 dhe kanë dalë 1960 shtetas të huaj dhe shqiptarë, dhe Në Qafë-Thanë, kanë hyrë 6382 dhe kanë dalë 3860 shtetas të huaj dhe shqiptarë.