Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviq, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po hyn në një aventurë të re, duke e humbur mbështetjen e Perëndimit.
“Kurti po fillon një aventurë serioze, dhe pyetja është nëse dikush e inkurajon dhe e mbështet. Më duket se ai po bën shumë lëvizje, do të shohim nëse ata që e mbështetën për herë të dytë do ta thërrasin në shqisat e tij”, tha kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur të Qeverisë së Serbisë, Veljko Odaloviq
Ai, tutje tha se Kurti po sillet në mënyrë joracionale, duke shtuar se lëvizjet e kryeministrit të Kosovës janë në buzë të briskut “dhe se mbështetja e Perëndimit po bëhet më e vogël”.
Odaloviq i tha “TV Pink” se Kurti po bën gabim pas gabimi dhe kujton se ai së pari “sulmoi” marrëveshjen e Brukselit, duke u përpjekur ta bllokonte dhe mohonte atë, dhe se ai tani edhe marrëveshjen e Washingtonit po e refuzon ta zbatojë.