Çanak: Për mua Kosova është shtet i pavarur – qëndrimet e Kurtit janë të vërteta

Lajme

Çanak: Për mua Kosova është shtet i pavarur – qëndrimet e Kurtit janë të vërteta

Nga: F.B Më: 9 gusht 2021 Në ora: 11:51
Nenad Çanak

Kreu i Ligës Social-demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak ka deklaruar sot se personalisht mendon se “Kosova është shtet i pavarur”, transmeton “B92” dhe përcjell “Bota Sot”.

Çanak këtë e tha në televizionin Hepi, ku shtoi se "ky është qëndrim personal", dhe në këtë secili mudn të vërtetohet “nëse shkon në Gjakovë”.

"Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë e shihni se ata kanë policinë e vetë, gjykatat e veta, sistemin policor, që funksionin në tërësi”, tha ai.

Çanak në pyetjen e gazetarit se në bazë këtyre pikëpamjeve dhe qëndrimi “ nuk e konsideron vetën si tradhtar”, theksoi se jo.

"A ka pasur referendum në kohën e Galileut – a është toka e rrafshët, do të kishte nëse 99 për qind po, por edhe më tutje nuk do të thotë se toka është pllakë, por se njerëzit ashtu mendojnë”, tha Çanak duke komentuar qëndrimet që mbretërojnë rreth Kosovës tek qytetarët e Serbisë.

Çanak ka shtuar se pas bisedës me kryeministrin Albin Kurti ka ardhur në përfudnim se qëndrimet e tij “në disa sfera për të cilat flet janë të vërteta, ndërsa në disa sfera janë konstruktime politike”.

"Nuk është pikërisht bardhë e zi, se mënyra patriotike e mendimit nuk të lejon të shohësh realitetin dhe kjo nuk është politikë e mirë”, tha Çanak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat