Politikani serb, kryetar i të ashtuajturit komitet për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se politika e kryeministrit Albin Kurti është “Lufta e Ftohtë”.
Politika e Albin Kurtit çon në konflikte të reja dhe destabilizim të të gjithë rajonit, vlerësoi sot kryetari i të ashtuajturit komitet për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Milovan Drecun, dhe deklaroi se politika e Kurtit ishte “Lufta e Ftohtë”, shkruan Tanjug.
“Unë mendoj se historia për ballafaqimin me të kaluarën nuk do të ulet dhe do të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Por, nga shtatori, ne do të fillojmë të punojmë më intensivisht për t’iu përgjigjur asaj fushate në lidhje me një lloj gjenocidi,” tha Drecun.
Drecun tha se “mentaliteti” i Albin Kurtit si politikan është i dukshëm, i cili i konsideron historike zgjedhjet që fitoi dhe për këtë arsye nuk pranon asnjë marrëveshje që arritën paraardhësit e tij me Beogradin.