Në komunën e Mitrovicës së Jugut janë kontrolluar disa lokale lidhur me sigurinë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore në vazhdimësi po ndërmerrë veprime policore me qëllim të parandalimit dhe të ofrimit të sigurisë.
“Me angazhime rreth masave parandaluese, Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të njësive të NJRSH-s, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, gjatë dhjetë (10) ditëve të fundit ka realizuar disa bastisje të disa lokaleve në qytetet e Mitrovicës e Vushtrrisë” thuhet ne raportin policor.
Sipas raportit, janë realizuar edhe bastisje në lokacione të ndryshme gjatë orëve të mbrëmjeve, dhe janë kontrolluar rreth 700 persona, ku tek personat e kontrolluar nuk është hasë asnjë mjetë apo gjësend i kundërligjshëm.