Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka autorizuar sonte dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve
Në një njoftim për medie të zyrës së Presidencës, thuhet se pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij njoftimi, trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim
të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.
Ndryshe, ka disa ditë që Shqipëria është duke u përballur me zjarre masive si pasojë e temperaturave tepër të larta që po mbretërojnë.