Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë në betejën me zjarret në tunelin e Kalimashit.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!
Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.”, shkruan Basha.
Kujtojmë që zjarri është shuar.