Peleshi publikon pamje nga ajri të tunelit të Kalimashit: Mehaj një shqiptar me vepra

Lajme

Peleshi publikon pamje nga ajri të tunelit të Kalimashit: Mehaj një shqiptar me vepra

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 10:48
Gjendja mbi tunelin e Kalimashit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamje nga ajri të tunelit të Kalimashit duke thënë se zjarri tashmë është vënë në kontroll. Në video shihet se flakët janë duke u shuar.

Peleshi falënderoi forcat e ushtrisë së Kosovës që kanë ndihmuar në izolimin e flakëve.

“Mbi tunelin e Kalimasht – tani larg flakëve dhe tymit. Pune heroike e zjarrfikësve, Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Mirënjohje Falederim edhe për mbështetjen e trupave nga Kosova.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një shqiptar me vepra. Vazhdojmë punë për eliminimin e vatrave”, ka shkruar Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat