"Brukseli nuk ka fuqi të zgjidh çështjen e Kosovës dhe çelësi është Uashingtoni, përkatësisht zgjidhja e kompromisit dhe nëse ajo mungon, zgjidhja radikale ne nuk na konvenon", ka deklaruar profesori i Institutit për studime evropiane në Beograd, Slobodan Zeçeviç, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.
Duke fol në TV K1, Zeçeviç theksoi se BE ka kontribuar në sjelljen e Prishtinës dhe si shembull e mori taksën e cila në fund u hoq me presionin e Tramp dhe mos formimin e asociacionit të komunave, për çka palët ishin pajtuar.
"Mendoj se shqiptarët kanë trajtim të veçantë në opinionin evropian, ku mendohet se ata janë viktima, ndërsa ata udhëheqin politikë të spastrimit etnik të Kosovës në vazhdimësi me dekada”, tha ai.
Zeçeviç përfundon se çështjet e brendshme dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës janë dy gjëra të barabarta në rrugën evropiane.
"Nuk do na pranojë askush në BE, nëse ngjasojmë me Lukashenkon e Bjellorusisë apo Putinin e Rusisë. Do të insistojnë në parimet edhe standardet e veta të rregullimit të brendshëm. Ne na mbetet të rregullojmë ato dhe të kërkojmë nga BE mirëkuptim rreth çështjes së Kosovës”, tha Zeçeviç.
Ai nënvizoi se Serbia po bëhet rekordmen pas Turqisë në vitet që kalon në përpjekje për të hyrë në BE.
"BE do duhej të përshpejtonte procesin e bashkëngjitjes së Serbisë përkundër mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse zgjidhja nuk varet nga ne”.
Moskuptimet ndërmjet BE-së dhe Serbisë janë tragjike për Serbinë.
"Ne i jemi të nevojshëm njëra tjetrës, por probleme ka mjaft. Në këtë moment, procesi i euro-integrimit është suspenduar edhe pse ajo formë nuk është shpallur e tillë. Në vitet e fundit nuk është hapur asnjë kapitull i ri”, tha ai.