Serbi nga Novobërda akuzon tre shqiptarë, thotë se ia rrahën djalin

Lajme

Serbi nga Novobërda akuzon tre shqiptarë, thotë se ia rrahën djalin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Një serb raportohet se është rrahur në Kosovë. Ai po mbahet në spitalin e Gjilanit, për shkak të lëndimeve që i janë shkaktuar mbrëmë nga disa sulmues të panjohur në rrugë në fshatin Zebincë afër Novobërdës.

Sllobodan Periq, babai i serbit që po trajohet në spital, ka thënë se djali i tij është në gjendje të qëndrueshme, por se lëndimet në kokë janë të tilla sa mjekët i kanë rekomanduar prindërve të qëndrojnë në spital për ta monitoruar shërimin e tij. 

“Jo mirë. Meqenëse nuk e lënë të dalë nga spitali, nuk është mirë. Ai do të mbahet në Gjilan, deri kur, nuk e di. Policia po e siguron atë para derës së dhomës së spitalit”, tha Periq.

Sllobodan Periq tha për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se ka frikë për të ardhmen e familjes së tij në Novobërdë.

“Unë nuk jam më i sigurt për të ardhmen tonë në këtë zonë pas sulmit ndaj Nikollës. Ai u rrah pa asnjë arsye nga tre shqiptarë ndërsa po i kthente bagëtinë nga kullotja. Një incident i tillë nuk ka ndodhur këtu për 22 vjet”, tha ai.

Babai i të riut të rrahur pret që Policia e Kosovës t’i gjejë sulmuesit sepse kamerat e sigurisë janë të vendosura në disa pozicione përgjatë rrugës ku u sulmua djali i tij. Sipas Periq, sulmuesit ikën në drejtim të panjohur me një veturë të zezë “BMW”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat