Shkaktoi një lumë reagimesh në rrjetet sociale ku shumë personazhe publik i dolën kundër. Bashkia e Korçës nuk është tërhequr kurrsesi nga eventi “Festa e Birrës” dhe i ftuari Goran Bregoviç do të performojë dhe do startojë prej datës 18 Gusht.
Këngëtari serb do të këndojë për pjesëmarrësit në ditën e fundit të festës. Bashkia ka vendosur që në këtë ditë (22 Gusht) hyrja do të jetë me pagesë.
Çmimi do të jetë 10 mijë lekë të vjetra për person.
E ndërsa pritet që të jetë nata më e rëndësishme për shkak të debateve të fundit rreth pjesëmarrjes se Bregoviç në qytetin juglindor.