Kastriot Myftaraj tregon pse Edi Rame e ftoi Goran Bregoviçin në Korçë – flet edhe për gjuhën e parë të Jugosllavisë së Re

Lajme

Kastriot Myftaraj tregon pse Edi Rame e ftoi Goran Bregoviçin në Korçë – flet edhe për gjuhën e parë të Jugosllavisë së Re

Nga: N.Sh Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:50
Edi Rama dhe Bregoviç

Gazetari nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, thotë se Edi Rama e ka ftuar këngëtarin serb që të kungoj në Korçë, Goran Bregoviqin.

Myftaraj përmes një postimi në Facebook, thotë se, Ramës i duhet Bregoviçi pasi që këndon serbisht dhe nuk ka rëndësi se çfarë përmbajnë këngët e tij.

“Edi Ramës i duhet Bregoviçi sepse këndon serbisht. Përmbajtja e këngëve të tij nuk ka rëndësi. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të mësohen me serbishten, gjuhën e parë të Jugosllavisë së Re”, shkruan Myftaraj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ta dinte Bregoviçi si po të përdor Edi Rama, do të kishte kërkuar dhjetëfishin e parave

Është thënë se nëse ariu që luan në cirk do ta dinte përse po e përdorin ai do të kërkonte shpërblim shumë më të madh. E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhënien e Goran Bregoviçit me Edi Ramën.

Sepse njeriu që është pas ftesës për Bregoviçin në Korçë është pikërisht Edi Rama, njeriu që e ftoi atë në Tiranë në 2006 dhe i dha çelësin e kryeqytetit shqiptar.

Edi Rama si politikan ka një parim në marrëdhëniet me publikun: Përmbajtja nuk ka rëndësi, forma është gjithçka.

Në të vërtetë ky është edhe parimi i artit të Bregoviçit. Këngët e tij janë formë mbresëlënëse pa përmbajtje reale.

Edi Ramës i duhet Bregoviçi sepse këndon serbisht. Përmbajtja e këngëve të tij nuk ka rëndësi. Shqiptarët e Shqipërisë duhet të mësohen me serbishten, gjuhën e parë të Jugosllavisë së Re.

Nëse Gorani do ta kishte ditur se për çfarë po e përdor Edi Rama, ai do të kishte kërkuar dhjetëfishin e parave që do të marrë si shpërblim për pjesëmarrjen në koncertin në Korçë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat