Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë.
Rohde përmes Tëitterit ka shkruar se përkrah plotësisht deklaratën e Shefit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport lidhur me vendimin e Kushtetueses.
“Mbështje e plotë për deklaratën e Davenport – Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vonuar shumë”, ka shkruar Rohde.
Davenport ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet zbatuar edhe pse situata rreth manastirit është e komplikuar.
““OSBE-ja ka mandat që shtrihet përgjatë sferës publike, të sigurisë dhe demokratizimit, por gjithashtu shumë thelbësor edhe sundimi i ligjit. Dhe nëse ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi sipas pikëpamjes sonë që ai rregull duhet të zbatohet. Natyrisht, unë e njoh, ne e njohim situatën rreth Manastirit dhe Komunës që është e ndërlikuar. Është gjithashtu me rëndësi që interesat e Komunës dhe komunitetit lokal të merren parasysh. Por në fund të ditës vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen”, ka thënë Davenport.