Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi sot për 3 persona të vdekur si pasojë e virusit CoVID-19.
IKSHPK bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1128 raste të reja me CoVID-19 nga 7424 mostra të marra.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së janë shëruar 46 persona.
Me numrin më të madh të rasteve kryeson Prishtina me gjithsej 206 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.
Raporti i plotë: