Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) se nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559 mijë e 7 doza të vaksinës, kurse 192 mijë e 503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ditët e fundit në Kosovë janë rritur rastet pozitive me COVID-19, ku vetëm për një ditë raportohet për 1 mijë e 128 të infektuar dhe për tre të vdekur.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
#Bashkëiadalim
13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.