Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i është kundërpërgjigjur kritikave të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth menaxhimit me pandeminë CoVID0-19.
Manxhuka në një postim në Facebook, ka thënë se LDK nuk arriti të siguronte asnjë vaksinë për 10 muaj qeverisje.
Sipas tij, dje kur Shqipëria po vaksinonte 9 mijë persona ne Kosove u dhanë 19500 vaksina.
Postimi i plotë:
E gjithe perpjekja e LDK-se eshte me i thene VV-se qe "jeni bere si ne". Qeverisja ilegale qe shquhej per menaxhim te pandemise pa asnje mase nuk arriti qe per 10 muaj te siguroje asnje vaksine, 0.
Sot, ne qeverisjen aktuale, nen menaxhimin e ministrit Vitia jane siguruar miliona vaksina dhe ate te gjitha nga superkompanite e prodhimit te vaksines anti Covid19. Dje kur Shqiperia po vaksinonte 9 mije persona ne Kosove u dhane 19500 vaksina dhe keshtu shpresojme te vazhdojme. Pra, VV e Arbeni tek pasi e kane siguruar armen e vetme dhe me efikase kunder virusit do te leshohen ne beteja tjera, madje duke mos e lene anash asnjehere pandemine, ama jo si PLAN qe e la Kosoven pa asnje vaksine.
Se bashku do t'ja dalim, jo vetem kunder virusit covid19, por edhe virusit 20 vjecar te krimit e korrupsionit.