Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Gresa Muli, ka kërkuar sërish besimin e delegatëve për të kandiduar për asamble, ani pse nuk mund të jetë prezente në ditët e fundit para mbylljes së afatit për paraqitje të kandidaturave.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Muli është arsyetuar me faktin se mungesa e informacioneve e kishte detyruar për planifikim të “gabuar” të datave për pushime, me ç’rast ngjau që mos të jetë e pranishme sot.
Postimi i plotë:
Të dashur delegat të Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri
Meqenëse sot, mbahet këshilli i Qendrës për votimin e kandidatit për kryetar komune dhe listës së asamblesë, dua të ju kërkoj falje që nuk gjindem aty.
Ka javë prej kur kam pritur një njoftim për mbajtjen e mbledhjes së këtij këshilli dhe nuk kisha informate e kësisoji duke qenë e painformuar vendosa datat e pushimit pas marteses time.
Dua që sot, publikisht të ju kërkoj përkrahjen tuaj, duke u zotuar se ashtu siç u qëndrova besnike parimeve të Lëvizjes deri sot, e tillë do qëndroj përherë!
Të njejtën përkrahje e kërkoj edhe për kandidatin për kryetar Komune, një intelektual i zoti i cili do jetë shpëtimi i qytetit të Vushtrrisë!
E juaja
Gresa Muli
Nënkryetare e parë e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! - Vushtrri!