Si po “kërcënohet” biznesmeni Burim Piraj për shkak të çmimit të produkteve të tij

Lajme

Si po “kërcënohet” biznesmeni Burim Piraj për shkak të çmimit të produkteve të tij

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2021 Në ora: 15:07
Burim Piraj

Biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj, ka reaguar për produktet e huaja në Kosovë, dhe çmimet e tyre të cilat edhe kur të rritet, në Kosovë propagandojnë se ‘janë kualitet’.

Ndërsa, Piraj thotë se kur në marketet e Kosovës, lëvizin çmimet e produkteve të tij, për 2 cent, e kërcënojnë me mesazhe se nëse vazhdon rritja e çmimit më nuk do të blejnë.

Ai thotë se produktet e Kosovës në të gjitha aspektet janë më cilësohre se ato që importohen.

Postimi i plotë:

Produktet  e huaja në Kosovë nuk kanë nevojë të bëjnë marketing sepse ka aq shumë vullnetarë që ju bëjnë marketing pa pagesë.

Paramendoni kur një produkt i huaj e rrit çmimin mbi 30% edhe këta vullnetarët e Kosovës propagandojnë "E kanë rritë se vAllhe kvalitet e kanë".

Kur një zingjir marketesh vetë dy cent e shet ma lirë ose më shtrenjtë një produkt t'imin më kontaktojnë në mesazh dhe shpesh kërcënojnë se nëse rritet çmimi nuk do të blejnë më!

Produktet tona në të gjitha aspektet janë më cilësore se ato të importit po ua them me plotë përgjegjësi e di që ju që nuk e doni asnjë send vendor nuk e besoni edhe këtë që po them dhe gjeni njëqind arsye mos me ble vendore!

E ju që e doni Kosovën edhe kur ne bëjmë lëshime në prodhim ju na kontaktoni dhe na ndihmoni ti tejkalojmë!

Qoftë paqja mbi ju!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat