Mediet serbe raportojnë se sot është organizuar një pastrim i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore në Kosovë.
Sipas “Tanjug.rs”, aksioni mbuloi rreth 250 objekte shëndetësore, përfshirë dy Qendra Spitalore Klinike, dy qendra shëndetësore, 25 shtëpi të shëndetit, si dhe klinika shëndetësore.
“Zyra për Kosovën në bashkëpunim me qeveritë lokale, drejtorët e institucioneve shëndetësore dhe kompanitë e shërbimeve në krahinë, organizuan sot një aksion të pastrimit të përgjithshëm të të gjitha institucioneve shëndetësore të kujdesit shëndetësor parësor, sekondar dhe terciar në Kosovë”, raportin mediumi serb.
Ky është aksioni i parë i përbashkët që u bashkua vullnetarisht nga punonjësit e Zyrës për Kosovën, komunat me shumicë serbe dhe punonjësit e shëndetësisë, dhe qëllimi është të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit, kujdesin për mjedisin e punës, por edhe përgatitjen për një valë e katërt e mundshme e koronavirusit.
Në rast të rritjes së numrit të pacientëve objektet shëndetësore ishin gati.