Albright: Mirënjohëse Kosovës e Shqipërisë për strehimin e afganëve

Lajme

Albright: Mirënjohëse Kosovës e Shqipërisë për strehimin e afganëve

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:39
Madeleine Albright

Ish-sekretarja e shtetit e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Madeleine Albright, ka falënderuar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Kanadanë që kanë ofruar strehim nga afganët aleatë të SHBA-së.

“Duhet të përqendrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan”, ka shkruar Albright në Twitter.

“Përderisa SHBA-ja po punon që t’i evakuojë ata në rrezik të veçantë nga talibanët, i jam mirënjohëse Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që kanë ofruar strehim për aleatët afganë, e posaçërisht për gratë dhe liderët e shoqërisë civile dhe pres edhe nga të tjerët që ta bëjnë këtë”.

Kujtojmë se edhe Kosova ka prauar refugjatët afganë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat