Tifozat Kuq e Zi kanë njoftuar se sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik kundër ftesës së Goran Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë.
Sipas këtij njoftimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ky është një paralajmërim për rganizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën e këngëtarit serb.
Njoftimi i plotë:
Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.
Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.
Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.