Daçiq e pranon se Afganistani dhe Kosova nuk kanë asnjë lidhje – ata e kishin detyrë ta njohin Kosovën

Lajme

Daçiq e pranon se Afganistani dhe Kosova nuk kanë asnjë lidhje – ata e kishin detyrë ta njohin Kosovën

Nga: F.B Më: 17 gusht 2021 Në ora: 12:52
Daçiq

Kreu i Parlamentit të Serbisë Daçiq deklaroi sot se Kosova dhe Avganistani nuk kanë asnjë të përbashkët, por Serbia ka pësuar pasoja të intervenimit amerikan sepse Afganistani ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.

“Serbia dy herë ishte nikoqir i bisedimeve rreth Afganistanit, por nuk ishte i përfshirë direkt në konflikt edhe pse pësuam pasoja të intervenimit amerikan” tha ai.

Ai shtoi se në kohën kur ishte ministër i jashtëm, “Beogradi organizoi bisedime paqësore mes talibanëve edhe pushtetit në Afganistan tri herë“.

Këtë Daçiq e tha për TV Pink, ku shtoi se fuqitë e mëdha , duke parë këtë më vonë thanë se të njëjtën do ta bëjnë në Doha. “rezultatin e këtyre bisedimeve përfshirë këtu edhe ato të organizuara nga Moska edhe Uashingtoni janë parë” tha ai duke vlerësuar si përparim në arritjen e pajtimit.

Intervenimi amerikan nuk mund të thuhet se ishte i suksesshëm pasi të gjitha u kthyen në fillim, pasi që nga fillimi dihej se po vendoset regjimi marionetë.

“Në aspektin e Serbisë ai regjim marionetë ishte ndër të parët që pranoi Kosovën” tha Daçiq.

“Çfarë lidhje kanë Avganistani e Kosova – nuk kanë kurrë far sikur as Kostarika e Kosova, por ato janë vende nën dominimin amerikan, që e kishin detyre shtëpie njohjen” tha Daçiq, duke shtuar se Serbia është e gatshme të merr pjesë në misionet paqeruajtëse të OKB-së.

Lidhur me valën e të zhvendosurve nga Avganistani, Daçiq tha se ata njerëz kanë punuar me zyrtarët amerikan dhe janë të shqetësuar për jetën dhe familjet dhe kërkojnë shpëtim nga hakmarrja e talibanëve

“Amerika ka kërkuar  territore ku ata mund të vijnë pa pasoja të mëdha, por Hungaria, Austria...nuk janë dashamirëse, prandaj janë kërkuar vende si Maqedonia e ka edhe disa tjera që do të  pranojnë “ tha Daçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat