A mund të ketë luftë civile në Afganistan? Ish-majori shqiptar: Pritej ofensiva talebane, situata degradon nëse…

Lajme

A mund të ketë luftë civile në Afganistan? Ish-majori shqiptar: Pritej ofensiva talebane, situata degradon nëse…

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 20:23
Ernest Marjakaj

Ish-Major Ernest Marjakaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në një lidhje direkte me Fax News, për të folur mbi misionet e Shqipërisë në Afganistan.

I pyetur nëse egziston mundësia e një lufte civile në Afganistan, Marjakaj tha se Talebanët tashmë e kanë konsoliduar pushtetin e tyre, dhe kjo gjë ishte e pritshme për ata që kanë qenë në terren.

Ai më tej u shpreh se rreziku i vetëm qëndron nëse do të ketë pakënaqësi në veri të vendit. Ai shpjegoi se gjithcka varet si do të krijohet marrëdhënia midis qeverisë së re dhe grupeve etnike dhe fiseve.

“Ajo që pritet tashmë është konsiliduar, pra vendosja e pushtetit të Talebanëve. Ishte diccka e pritshme me largimin e trupave të NATO-s. Ka qenë ndoshta thejsht ccështje kohe sa kohë do të qëndrojnë trupat e NATO-s aty. Ka pasur shumë akuza kundër qeveritarëve të tyre lokale, kundër drejtuesve të policisë dhe kundër të gjithëve që ishin në pushtet për korrupsion. Për ne që ishim në terren ka qenë diccka e pritshme marrja e pushtetit nga Talebanët. Duke llogaritur dhe faktin që Talebanët kanë mbështetje të mëdha edhe nga vendet e rajonit që duan që Afganistani të jetë i destabilizuar. Rolin kryesor e kanë krijuar shtetet fqinje. Rreziku më i madh mund të krijohet vetëm në rast të një pakënaqësie në veri të vendit. E rëndësishme është forma sesi do të ndahet pushteti midis fiseve dhe grupeve etnike të ndryshme. Varet si do krijohen marrëdhëniet midis fiseve, grupeve etnike dhe qeverisë që do të krijohet”, tha ai.

Më tëj Ernest Marjakaj deklaroi se Shqipëria ka dërguar trupat e saj vazhdimisht në Afganistan që nga viti 2002 deri në vitin 2020

“Misionet kanë filluar që në vitin 2002. Pas ndërhyrjes së SHBA-ve fillimisht dhe ndërhyrjes së koalicionit, Shqipëria dërgoi një kontigjent të vogël nga batalioni special. Ata ju bashkuan kontigjentit turk, sepse nuk e ka kontigjentin per te krijuar një baze të sajën. Kontigjenti është i vogël. Që nga ajo periudhë dhe deri para rreth një viti, trupat shqiptare kanë operuar në Afganistan pa ndërprerje”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat