Në fshatin Grabovc për momentin është duke u ndërtuar një transformator krejtësisht i ri, ndërtimi i të cilit do t’i bëj zgjidhje afatgjate të energjisë elektrike mbi 100 konsumatorëve të asaj ane.
Pra, nuk do të këtë më probleme me tension të ulët si dhe siguria do të rritet në nivelet më të larta të mundshme.
Kjo sepse përçuesit e zhveshur po zëvendësohen me përçues të izoluar, ndërsa shtyllat e vjetra të drurit po zëvendësohen me ato të betonit.
Investimet tona në rrjet elektrik vazhdojnë tutje.