Kërkoi krijimin e Lëvizjes gjithë shqiptare/ Mediat serbe sulmojnë William Walker

Lajme

Kërkoi krijimin e Lëvizjes gjithë shqiptare/ Mediat serbe sulmojnë William Walker

Nga: F. B Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:56
William Walker

Mediet serbe kanë drejtuar gishtin e akuzës duke e quajtur vrasës edhe përfitues lufte ndaj ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker, kësaj radhe pasi ai ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që vijnë nga vendet e regjionit që të themelojnë Lëvizjen e të gjithë shqiptarëve, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Ai në porosinë drejtuar shqiptarëve të diasporës se ata që janë në pushtet nuk mund të rregullojnë asgjë, prandaj bëri ftesë që të themelohet Lëvizja e të gjithë shqiptarëve, shkruan gazeta serbe.

Sipas “Alo” ish-ambasadori i OSBE-së, Walker ftoi të gjithë shqiptarët janë kufijve të vendeve ku jetojnë që të bashkohen dhe në zgjedhjet që vijnë kandidatët e tyre të marrin numrin e mjaftueshëm të votave për Parlament, duke bërë ofertë që ai të jetë përfaqësues i tyre.

“Ai përmes porosisë iu drejtuar diasporës nga vendet e regjionit si Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, se ata që janë në pushtet nuk mund të rregullojnë dhe përmirësojnë asgjë, andaj duhet themelohet Lëvizja e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në diasporë pa marr parasysh prejardhjen dhe të bëjnë bashkimin politik”, shkruan në porosi transmetuar nga “Alo”.

“Lëvizja do përbëhej nga të gjithë shqiptarët, pa marr parasysh prejardhjen apo përcaktimet tjera, besoj se unë si jo shqiptar që respektohet shumë nga njerëzit, kam gjasa të bashkojë shumë fraksione të diasporës anekënd botës – ju lutem për mbështetjen tuaj”, ka thënë Walker.

Sipas Walker, marrësit e vendimeve në të gjithë regjionin janë jo patriot dhe kanë fuqi, por janë të korruptuar dhe të varur nga mentorët ndërkombëtar me motive jo shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat