Vuçiq me porosi për popullin serb në Kosovë: Serbia përherë do të jetë me popullin e vet

Lajme

Vuçiq me porosi për popullin serb në Kosovë: Serbia përherë do të jetë me popullin e vet

Nga: F. B Më: 18 gusht 2021 Në ora: 22:07
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar në profilin e vetë në rrjetin social “Tviter” se “Serbia përherë do të jetë me popullin e vetë”, ndërkohë që pret rritje të presionit ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës edhe Srpskes, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në videon e publikuar nga Vuçiq ai e pranon se “para Serbisë nuk do të jetë kohë e lehtë dhe se do shtohen presionet rreth Kosovës, por edhe lidhur me Srpsken”.

Vuçiq ka shtuar se ka vetëm një porosi për të gjithë popullin dhe ajo është se Serbia përherë do të jetë përkrah me ta.

"Para neve nuk do jetë kohë e lehtë, do të rriten presionet rreth Kosovës dhe Srpskes, por porosia ime për popullin tim posaçërisht ju që keni ardhur nga komunat Skelan, Srebrenicë dh Bratunc, se Serbia përherë do të jeë përkrah me ju, përherë në çdo moment edhe ekonomikisht edhe në mënyrat tjera do ndihmojmë”.

Ne tha Vuçiq “popullin nuk do e lëmë në baltë, kjo është porosia për popullin tonë në Kosovë, kjo është porosia për popullin tonë kudo” , shkruan ai në Instangram në profilin "avucic".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat