Mesazhi i Liri Loshit për shqiptarët që thonë se Serbia do ta merrte Kosovën brenda orësh

Lajme

Mesazhi i Liri Loshit për shqiptarët që thonë se Serbia do ta merrte Kosovën brenda orësh

Nga: M.L. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:00
Liri Loshi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi komentoi deklaratat e fundit lidhur me zhvillimet në Afganistan të cilat po ndërlidhen me rastin e Kosovës.

Loshi në një postim në Facebook ka shkruar se shqiptarët që e përdorin logjikën e njëjtë si të serbëve për pushimin e Kosovës brenda disa orësh, bëjnë propagandë nënshtruese në shërbim të Serbisë.

“Serbët që thonë se Serbia do ta merrte Kosovën brenda orësh, përdorin logjikën e pushtimit dhe bëjnë propagandën pushtuese. Shqiptarët që thonë të njëjtën gjë, përdorin logjikën e nënshtrimit dhe me dashja a pa dashje, bëjnë propagandën nënshtruese. Kjo do me thënë se ata i bëjnë argatin Serbisë”, shkroi Loshi në Facebook.

Ndryshe, pas zhvillimeve në Afganistan janë përhapur zëra se edhe Kosova mund ta ketë të njëjtin fat në rast të largimit të SHBA-së nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat