Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se janë investuar 10.43 milion euro në Bonot e Diasporës, projekt ky që u lansua ditë më parë nga kryeministri Albin Kurti.
“10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!
Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë”, shkroi ministri Murati në Facebook.
Ai potencoi se mjetet nga Bonot e Diasporës do t’i përdoren për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë. Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet. ❤️”, përfundoi ai.