Eliza Hoxha në zi, i vdes babai

Lajme

Eliza Hoxha në zi, i vdes babai

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:33
Eliza Hoxha

Deputetja njoftoi publikun përmes rrjeteve sociale.

Eliza Hoxha, tha se babai i saj Shefqet Hoxha ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së sotme.

Duke i publikuar një fotografi ajo ndër të tjera shkruan në postim se muaj më parë babai i saj e ka mundur betejën me koronavirus.

Image

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha.

Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat