Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon për ndriçimin e gjendjes faktike rreth dyshimeve për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni-323 i KPRK-së.
Me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes si dhe marrjes së informacioneve me interes të veçantë për hetimet, policia kërkon nga publiku i gjerë që çfarëdo informacioni që ka në lidhje me të dyshuarin Rexhep Sinani, 63 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, të njoftoj policinë në çfarëdo formë të mundshme.
Së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 66, të KPP-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarit në kërkim.
"Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij", thonë nga policia.