“Situata është mëse normale”, nënkryetarja e Korçës entuziazmohet për nisjen e festivalit ku do të këndojë Bregoviq

Lajme

“Situata është mëse normale”, nënkryetarja e Korçës entuziazmohet për nisjen e festivalit ku do të këndojë Bregoviq

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 20:22
Bregoviq

Që nga dje ka filluar Festa e Birrës në Korçë, derisa do të vazhdojë çdo natë me performancat e artistëve të ndryshëm, deri me datë 22 gusht. Edhe pjesëmarrja e Goran Bregoviq nuk ka më asnjë mëdyshje, duke qenë se edhe ai vet ditën e djeshme e konfirmoi një gjë të tillë.

Pavarësisht reagimit të madh nga publiku, Bashkia e Korçës në deklaratat e tyre për medie janë shprehur se ftesa e artistit nuk ka të bëjë aspak me politikën, pasi gjithçka është rreth artit.

Në një prononcim nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli ka thënë se ardhja e Bregoviq nuk ka bërë që të shtohen masat e sigurisë.

“Për ne është situatë mëse normale. Festa do të vijojë normalisht me masat e zakonshme që kanë qenë çdo vit”, tha Benila Themeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat