Gazetat serbe kanë komentuar deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan për media në Prishtinë, që ka deklaruar se “ShBA nuk planifikojnë të tërhiqen nga Kosova”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Komandanti i ekipit ushtarë të Brigadës së Gardës Kombëtare të këmbësorisë së Vermontit, Brej Hopkins ka deklaruar se “nuk ka asnjë parashenjë rreth tërheqjes së mundshme të ShbA-ve nga Kosova”.
“Qëllimi i KFOR-it është mbajtja e sigurisë së mjedisit, ashtu që politikanët e dy palëve të kenë hapësirën që ju duhet për të u ulur dhe biseduar në tavolinë rreth asaj si të zgjidhen dallimet dhe nuk ka asnjë parashenjë të tërheqjes së mundshme” ka thënë Hpkins, shkruan “Novosti”.
Në disa ditët e shkuara, pas vendimit që ushtria amerikane të tërhiqet nga Afganistani ka ngjallur biseda edhe për mundësinë që amerikanët të tërhiqen nga Kosova, gjë që u mohuar në disa deklarata.
Profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” dhe analisti i çështjeve të Ballkanit Daniel Server ka deklaruar se “një gjë e tillë nuk do të ndodhë”.
Ndërkohë që disa politikan serb përfshirë radikalin Sheshel kanë thënë se : herë do-kudo okupatorët duhet të shkojnë dhe shpreson kjo të ndodhë në të ardhmen edhe në Prishtinë”.
Historiani Srgja Trifkoviç ka thënë në programin e mëngjesit në Tv Hepi se ajo që ndodhi në Afganistan është rast për kuislingët vendor të rregullimit të dështuar global që të mendojnë, nëse për ta do ketë ndonjë vend në aeroplanin kur vjen koha e shlyerjes së llogarive për atë që kanë bërë me dekada.