Vuçiq: Ata që nuk janë pas Listës Serbe do ta kenë vështirë ta marrin besimin e qytetarëve në zgjedhje

Lajme

Vuçiq: Ata që nuk janë pas Listës Serbe do ta kenë vështirë ta marrin besimin e qytetarëve në zgjedhje

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:56
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ata serbë të cilët nuk janë pas Listës Serbe, do ta kenë vështirë ta marrin besimin e qytetarëve serbë.

Sipas tij përmes Listës Serbe “ruhet uniteti dhe mbijetesa e popullit serb në Kosovë”,.

Ai komentoi edhe bashkimin e partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut, duke thënë se “është puna e tyre të bashkohen”.

Lista Serbe është subjekt politik i mbështetur direkt nga Beogradi zyrtarë.

Përfaqësuesit e këtij subjekti politik nuk i raportojnë të Prishtinë të hyrat që i marrin nga Beogradi.

Shpesh ky subjekt politik ka pasur impakt në krijimin e institucioneve të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat