Lazanski ju la serbëve zgjidhjen për Kosovën: Zgjidhja më e mirë ushtarakisht, por pasi nuk janë rrethanat, duhet...

Lajme

Lazanski ju la serbëve zgjidhjen për Kosovën: Zgjidhja më e mirë ushtarakisht, por pasi nuk janë rrethanat, duhet...

Nga: F. B Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:33
Lazanski

Analisti ushtarak dhe diplomati e gazetari nga Serbia, Miroslav Lazanski i vdekur ditë më parë gjatë një ligjërate diplomatike ku shqyrtohej çështja e sigurisë dhe problemet me të cilat përballet Serbia rreth çështjes së Kosovës, kishte propozuar zgjidhje ushtarake, por pasi nuk janë rrethanat atëherë duhet aplikuar zgjidhjen izraelite, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Lazanski asokohe kishte pas thënë se “zgjidhja e kësaj çështje duhej bërë ushtarakisht, por pasi rrethanat aktuale globale nuk lejojnë, Serbia nuk duhet pajtuar kurrë nënshkrimin e humbjes së Kosovës dhe të përfundojë edhe ‘de jure” këtë çështje.

Analisti si shembull të zgjidhjes së kësaj çështje duhet aplikuar sikurse problemi i zgjidhur izraelit dhe kthimin pas 2 mijë viteve në Jerusalem.

“Mendojë  se zgjidhja në një lloj mënyrë mundëson serbëve që të mbeten poshtë dhe që mos të nënshkruajnë kurrë humbjen e Kosovës, që do të ishte si thon juristët përfundimin ‘de jure’”, ka thënë ai.

Lazanski ka shtuar se “Nëse nënshkruani, atëherë kjo çështje merr fund përfundimisht, nëse nuk nënshkruani atëherë ju ruani tapinë. Për 100 vjet do të jetë një situatë e re politike, izraelitet kanë pritur 2 mijë vjet dhe janë kthyer”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat