Bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë

Lajme

Bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Në pikat e kalimit kufitar me Serbinë po vazhdojnë pritjet shumë orëshe të bashkatdhetarëve, që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 19:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.

Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.

Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat