Vuçiq: Do të jemi pjesë e dialogut, por me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet

Lajme

Vuçiq: Do të jemi pjesë e dialogut, por me Kurtin nuk ka kuptim të bisedohet

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia do të jetë gjithmonë pjesë e dialogut me Kosovën.

Ai para mediave serbe ka deklaruar se pjesëmarrja në dialog është në të mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë, por se nuk ka kuptim të bisedohet me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

“Kurti tha se serbët kanë kryer tre gjenocide. Dialogu është gjithashtu i rëndësishëm për shkak të sigurisë së njerëzve tanë dhe zvogëlimit të tensioneve midis serbëve dhe shqiptarëve”,ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat