Mediat serbe shkruajnë se 10 shtete janë gati për ta tërhequr njohjen e Kosovës

Lajme

Mediat serbe shkruajnë se 10 shtete janë gati për ta tërhequr njohjen e Kosovës

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:25
Kosova

10 shtete janë gati për ta tërhequr njohjen nga Kosova, nëse Serbia ua kërkon, ka raportuar të shtunën mediumi serb “Novosti”.

Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se për cilat vende bëhet fjalë. Por, mediumi serb thotë se Serbia e ka gati listën me emrat e po ashtu ka garanci nga vendet kryesore afrikane dhe aziatike, të cilat nuk e njohin “shtetin e rremë të Kosovës”.

“Udhëheqësit shqiptarë kanë thyer marrëveshjen nga Shtëpia e Bardhë në terren për një kohë të gjatë, sepse ata po kryejnë një aksion diplomatik prapa skenave për javë të tëra, me qëllim njohjen e më shumë se 100 shteteve të OKB -së si një shtet të rremë, por edhe për t’u bërë anëtar i disa organizatave ndërkombëtare”. 

“Megjithatë, as Beogradi nuk qëndron duarkryq, dhe me ndihmën e aleatëve të tij, Rusisë dhe Kinës, të cilat mbi të gjitha respektojnë ligjin ndërkombëtar, është gati të përgjigjet në mënyrë adekuate”, shkruan “Novosti”.

Sipas Serbisë, Kosova po troket në dyer të mbyllura për të kërkuar njohje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë ka deklaruar se nëse Kosova lobon për njohje, ai do të fillojë fushatën e çnjohjes. Ai kishte thënë se “nervozizmi i Prishtinës është i dukshëm, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu siç e kishin imagjinuar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat