Vuçiq thotë se Qeveria e Kosovës nuk po ia lejon shtrimin e super-rrugës nga Jarinja në Mitrovicë

Lajme

Vuçiq thotë se Qeveria e Kosovës nuk po ia lejon shtrimin e super-rrugës nga Jarinja në Mitrovicë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:50
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke i lejuar për të shtruar rrugën nga Jarinja në Mitrovicë.

Ai para mediave serbe ka deklaruar se kjo do të ishte një rrugë moderne.

“Qeveria e Prishtinës nuk po na lejon shtrimin e super-rrugës nga Jarinje në Mitrovicë. Kjo do ë ishte vërtetë një rrugë moderne ku ata nuk do të harxhonin asnjë para”.

“Nuk mund t’i qesim punëtorët e makinerinë për ta shtruar këtë rrugë sepse ka rrezik që vjen ROSU dhe ndërhyn”, ka thënë Vuçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat