Ministri i brendshëm serb Vulin , sot në programin e mëngjesit në Tv Prva nënvizoi se planet e Vokerit dhe qëllimet e tij nuk duhet nënvlerësohen, sepse ai kurrë nuk flet nga koka e tij, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.
Këtë ai e tha duke komentuar deklaratën e gjeneralit dhe diplomatit amerikan Voker se “të gjithë shqiptarët e diasporës duhet të bashkohen për të forcuar veprimet e veta në shtetet ku jetojnë , ministri Vulin theksoi se personalisht kjo deklaratë e Vokerit e shqetëson dhe kudo që ai paraqitet me vete sjell vetëm të keqen.
“Është e vërtetë se fantazmat kthehen, ajo fantazmë prapë u kthye nga diku dhe përsëri do të pijë gjak dhe ku tjetër veç se te serbët. Më vjen keq që ekziston dhe është akoma aty, para së gjithave për shkka gënjeshtrave që i ka sjellë popullit serb, që nga gënjeshtra në Reçak edhe pas tyre” tha ministri i brendshëm Vulin.
Ai tha se qëllimet e Voker janë shqetësuese, por më shumë e shqetëson se askujt nuk i pengon Shqipëria e Madhe dhe që askush nuk shtron pyetjen pse të bashkohen shqiptarët (prapë përdor emrin fyes shqiptar), por kur Voker përmend botën serbe zgjon gjithë Ballkanin.
“Ku janë intelektualët e pavarur të Serbisë që të shkruajnë tekst në ndonjë nga mediet e Gjilas e të thonë se këtu krijohet Shqipëria e madhe? Më vjen keq që ajo fantazmë paralajmëron dhe nuk duhet nënvlerësuar. Asnjëherë ai nuk flet me kokë të vetë, nuk ka ish-informator, as të pensionuar, ai është këtu për të vazhduar me agjendën politike sipas të cilës ka punuar të gjithë vitin dhe ajo sjellë pasiguri e jo stabilitet kudo që paraqitet”, tha ai.