Kandiç kërkon edhe “më shumë koka serbe” – serbët duhet të dorëzojnë ata që bënë krime

Lajme

Kandiç kërkon edhe “më shumë koka serbe” – serbët duhet të dorëzojnë ata që bënë krime

Nga: F.B Më: 23 gusht 2021 Në ora: 17:22
Natasha Kandiç

Mediat serbe kanë vazhduar fushatën kundër Natasha Kandiç themelueses së Fondit për të drejta humanitare në Beograd, duke e cilësuar secilën deklaratë të saj si kundër-serbe dhe vazhdimësi të fushatës së mediave siç thuhet të Gjilasit.

Kështu gazeta “Informer" ka shkruar se përmes cicërimës së saj në Twitter, Kandiç vetë po vazhdon fushatën e mbështetësve të Gjilasit, transmeton “Bota Sot”.

Kandiç vetëm ka vazhduar mbështetjen ndaj Marinike Tepiç dhe fushatën e udhëhequr nga Gjilas dhe pasuesit e tij, që kërkojnë hapur dorëzimin dhe ekstradimin e të gjithë serbëve që kërkohen nga çdo vend.

“Svetozar Kosoriç i akuzuar për krime edhe gjenocid në Srebrenicë, po jeton i qetë midis Beogradi dhe atë në lagjen ‘Jajinci’ u shpreh ajo.

Më pas Kandiç ka shkruar në rrjetin social Twitter se “vajza e tij, një gazetari i ka deklaruar se prindi i saj (Svetozari) nuk është ikës, ai është nënshtetas i Serbisë” tha Kandiç.

“Kjo është ajo bota serbe, për të cilën po flet ministri i brendshëm Vulin – që të bashkuar të mbrojmë kriminelët serb” tha Kandiç, duke shtuar se “ne nuk pranojmë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat