Zv.kryeministri Bislimi takon menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore

Lajme

Zv.kryeministri Bislimi takon menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 20:43
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian Besnik Bislimi dhe menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, biseduan sot gjatë një takimi mbi ecurinë e programeve të Bankës Botërore në Kosovë dhe projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme si shëndetësi, edukim, politika sociale.

Në takim u diskutua edhe rreth përmirësimit të bashkëpunimit në projektet e ardhshme mes Kosovës dhe Bankës Botërore.

Bislimi njoftoi Paolucci për reformat të ndryshme në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si dhe synimet e Qeverisë që përveç forcimit dhe përmirësimit të skemave sociale që reflektojnë nevojën e popullsisë për këto skema, të bashkëpunohet në mekanizma shtesë për të zvogëluar një nevojë të tillë.

Paolucci u shpreh i hapur që të diskutojnë çfarëdo iniciative të Qeverisë me qëllim që të ofrohen opsionet më të mira në kuadër të mundësive të tyre, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat